back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeRama s’i lejon gazetarët nga Kosova që t’i bëjnë pyetje Merkelit

Rama s’i lejon gazetarët nga Kosova që t’i bëjnë pyetje Merkelit

Të ngjajshme

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro...

“Rroftë UÇK’ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë...

Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,...

Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga...

Gazetarët nga Kosova nuk janë lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, raporton Express.

Për këtë ka njoftuar gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, në një postim në Facebook.

LEXO EDHE:

“Edi Rama tre takime në vit me Vuçiqin, asnjë me Albin Kurtin”

Sipas tij, në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për t’i bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

Tutje, ai ka treguar se pyetjet e tyre kanë qenë rreth Kosovës, marrëveshjes përfundimtare, dialogut, liberalizimit të vizave dhe Open Ballkan.

“Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane. Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj”, ka shkruar Reçica./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz