BallinaLajmeAbdixhiku ftesë publike Kurtit, Krasniqit e Haradinajt: Të shkurtohet fushata zgjedhore

Abdixhiku ftesë publike Kurtit, Krasniqit e Haradinajt: Të shkurtohet fushata zgjedhore

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka bërë një ftesë publike liderëve të partive politike, Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

Në ftesën e tij, Abdixhiku ka thënë se po u drejtohet për të shtruar para tyre dhe para qytetarëve çështjen e fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie. Abdixhiku ka propozuar që fushata zgjedhore nga 30 ditë të shkurtohet në 10 ditë.

Ai tha se vendi ynë tash e sa kohë është renditur si vendi me më shumë vdekje për kokë banori në gjithë botën e në 10 ditët e fundit, plot 189 qytetarë humbën jetën në ballafaqim me COVID-19, e që sipas tij duhet ndaluar ky ritëm i rritjes së rasteve të infektuara dhe vdekjeve.

“Përtej përgjegjësive shtetërore që Qeveria i ka, përgjegjësi që duhet t’i ushtrojë me plot kompetencë e për të cilat do të mbahet për llogari gjithsesi, sot po ju drejtohem secilit nga ju, si kryetarë partish që të kapërcejmë mbi veten, ti kapërcejmë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor”, shtoi ai.

Ai tha se duhet udhëzuar të gjithë kandidatët që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral deri më 18 tetor të bëhet konform rregullave të përcaktuara nga IKSHPK.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz