back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi prezanton edhe një kandidat për kryetar të komunës

Memli Krasniqi prezanton edhe një kandidat për kryetar të komunës

Të ngjajshme

Nicolas Sarkozy nis promovimin e librit një muaj pasi u lirua nga burgu

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të fillojë një turne...

Edhe Lulzim Hetemi synon Kuvendin, i futet garës për deputet

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili dorëzoi detyrën...

Lëvizjet provokuese të Edit me mëngjes, gati për Dolcen!

Banori i “BBVK”-së, Edi Kuçi, ka nisur ditën me...

​Trump zbulon bisedën me Ronaldon në një telefonatë private

Donald Trump u shpreh shumë i emocionuar për Cristiano...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezabtuar sot kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Obiliqit, Hanefi Musliun.

Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve.

“Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial”, tha Krasniqi.

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Obiliqit, qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve. Dhe kjo do të ndodhë me fitoren e Hanefi Musliut, kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës.

Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial.

Më shumë punësim, projekte inovative, mjedis të pastër janë prioritetet e Hanefiut, për ta bërë qytetin një krenari për qytetarët e gjithë Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz