BallinaRegjionaleDrenasAAK-ja zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

AAK-ja zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

Të ngjajshme

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Alarm për shëndetin mendor të të rinjve

Një raport i ri paralajmëron se deri në vitin...

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Arta Ahmeti-Xhylani për kryetare të Komunës së Drenasit për zgjedhjet e 17 tetorit.

Lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ahmeti-Xhylani është “një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi”.

“Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit”.

“Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai më tej ka bërë të ditur se “programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune”.

Aktualisht kryetar i Drenasit është Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në këto zgjedhje do të rikandidojë për të rimarrë postin e të parit të komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz