back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePolitikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

Politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...
- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, politikani serb, Nenad Çanak, deklaroi sot se personalisht mendon se Kosova është shtet i pavarur, transmeton Gazeta Express. Çanak tha për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.
“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, tha Çanak.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se për shkak të këtij qëndrimi nuk e konsideron veten tradhtar.

“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – nëse bota është një pjatë e sheshtë, 99 për qind do të mendonin ashtu, por kjo nuk do të thotë që bota është një pjatë, por që njerëzit mendojnë kështu”, tha Çanak, duke komentuar pikëpamjet mbizotëruese për Kosovën në mesin e qytetarëve të Serbisë.

Çanak tha se pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai arriti në përfundimin se pikëpamjet e tij ishin “të vërteta në disa fusha, dhe në disa fusha konstrukte politike”.

“Nuk është krejtësisht bardh e zi. Por t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, nuk është politikë e mirë”, tha Çanak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz