back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëDedikimi rrënqethës për 18 vjeçaren nga Rahoveci që vdiq në Kroaci: Krusha...

Dedikimi rrënqethës për 18 vjeçaren nga Rahoveci që vdiq në Kroaci: Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Në mesin e viktimave në aksidentin e djeshëm në Kroaci, është edhe e reja Anjeza nga komuna e Rahovecit.

Një familjare e saj ka shkruar një dedikim prekës për të rejën, i cili është shpërndarë shumë në rrjete sociale.

Më poshtë shihni postimin e plotë të shkruar nga Blerta Nalli Gashi:

Anjezë, Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat edhe k’saj vere, me ta ndje aromën që prej mallit shpesh andrrash t’kanë ardh shpija ku u linde e rrugët kah ke ecë me shoqe t’shkollës…

Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua e kur nuse t’ishe ba me t’përcjell si nanë madhe e me t’puth n’mes t’ballit, uratën tuj ta dhanë…

Anjezë bijë, t’u pre rruga e malli t’mbeti përgjithmonë i pashuar për njerëzit e zemrës.

Anjezë vajzë malli, “gjatë” ke me pushu n’Krushë e ajo përjetësisht ka me t’përqafue n’krahërorin e saj mbushun dhembje bash si nana f’mijën e saj

Anjezë lule e bukur, Krushës ja hape dhe një plagë të madhe e neve na e trande shpirtin e kambt na i ke k’put.

Anjezë, shpirti t’pushoftë n’parajsë e familjes Zoti u dhëntë forcë me u përballë me jetën pa ty!

Të Fundit

Sport

ShowBiz