BallinaLajmeThaçi do t’i shoh familjarët këtë muaj, vizitën në Speciale ia organizojnë...

Thaçi do t’i shoh familjarët këtë muaj, vizitën në Speciale ia organizojnë avokatët

Të ngjajshme

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet gjatë këtij muaji nga familjarët në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Gregory Keohe në disa parashtresa që i ka dërguar në Gjykata një ditë para seancës së nesërme në Speciale.

Keohe ka përmendur edhe faktin e lejimit të vizitave nga avokatët në qendrën e paraburgimit, por që ka thënë se paraqet problem rregulli që nuk lejon që më shumë se tre persona ta realizojnë vizitën njëkohësisht.

Ai thotë se doemos, njëri nga vizituesit duhet të jetë përkthyes.

“Mbrojtja vëren se, që nga 15 korriku 2021, vizitat personale të këshilltarëve tani janë të autorizuara për të gjithë avokatët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, dhe mund të zhvillohen në dhomën e njëjtë me z. Thaçi, me aftësinë për të shkëmbyer drejtpërdrejt dokumente letre. Mbrojtja e mirëpret këtë vendim, por vëren se vizitat e tilla ende mbesin të kufizuara në tre persona në të njëjtën kohë, e cila është një pengesë e vazhdueshme për diskutime më të gjera ekipore, veçanërisht duke pasur parasysh që në rastin e z. Thaçi, një nga tre pjesëmarrësit duhet të jetë përkthyes. Mbrojtja aktualisht po organizon një vizitë familjare për z. Thaçi gjatë muajit korrik”, thuhet në parashtresat e avokatit Keohe.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se tetë muaj që Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së nuk kanë parë familjarët e tyre.

Kjo pasi që si rrjedhojë e pandemisë, Gjykata kishte vënë kushte të rrepta për vizita, duke mos i lejuar ato.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz