back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDitë e zezë për nënat në Kosovë, për një ditë rrahën katër...

Ditë e zezë për nënat në Kosovë, për një ditë rrahën katër nënar nga fëmijët e tyre (VIDEO)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Katër raste të dhunës nga fëmijët ndaj prindërve u treguan vetëm në raportin e së dielës nga policia.

Një rast është për dy djem në Prishtinë që rrahën nënën e tyre. Edhe një nënë tjetër në kryeqytetu sulmua fizikisht nga i biri. E më agresive ishte njëra në Ferizaj, që pasi e rrahu nënën e saj, ajo i theu edhe orenditë në shtëpi.

Ndërkohë, një djalë nga Prizreni e rrahu dhe e kanosi babain e tij.

Krejt këto raste jo të zakonshme ndodhën në 24 orët e fundit për të cilat raportoi Policia të dielën. Aty nuk u thanë arsyet që nxitën dhunën ndaj prindërve, sidmos nënave.

Kjo dukuri nuk ka qenë prezente në Kosovë, por që ka shenja të rritjes kohët e fundit. Sociologu Labinot Kunushevci vlerëson se ka shumë shkaqe që çojnë deri te ky lloj i dhunës, si rënia e autoritetit të prindërve, por edhe agresiviteti që nxitet nga rrjetet sociale.

Sipas psikologut Ilir Havolli, këto veprime nxiten edhe nga pasoja psikologjike tek bijtë e bijat.

Të dy këta thonë se dhuna familjare ndaj prindërve duhet dhe mund të parandalohet. Por edhe të trajtohet, pasi që ndodh, që të mos përshkallëzohet.

Në raportin e rregullt policor, të dielën në gjithë vendin janë raportuar gjithsej 13 raste të dhunës në familje, të të gjitha llojeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz