back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKEDS me një njoftim rreth energjisë elektrike pas reshjeve të shiut

KEDS me një njoftim rreth energjisë elektrike pas reshjeve të shiut

Të ngjajshme

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar...

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala njoftoi se reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në rrjetin elektrik anekënd Kosovës.

Në një njoftim për medie ai tha se zonat më të prekura janë ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, ku reshjet janë më të dendurat, të karakterizuara edhe me erëra të fuqishme.
“Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

“Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara.

Kujtojmë që erërat dhe shiu i madh, po ashtu edhe drunjtë e thyer dhe rrugët e bllokuara nga vershimet po e bëjnë më të vështirë intervenimin dhe kjo po afekton në shumë raste edhe në kohëzgjatjen e sanimit të prishjeve.

Por, KEDS mbetet e përkushtuar dhe po bën të pamundurën që konsumatorëve të afektuar tu kthehet energjia elektrike sa më parë.

Vlen të theksohet që mbi 90 për qind e konsumatorëve vijojnë të furnizohen pa ndërperje dhe nuk kanë ndonjë telashe sa i përket shërbimeve që marrin nga ne,.

Ndërsa nga konsumatorët e afektuar kërkojmë mirëkuptim për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. KEDS do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen në terren sa i perket rrjetit elektrik dhe zonave të afektuara nga moti i përkeqësuar”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz