back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeMali i Zi ende nuk e ka zgjidhur demarkacionin detar me Shqipërinë

Mali i Zi ende nuk e ka zgjidhur demarkacionin detar me Shqipërinë

Të ngjajshme

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se demarkacioni detar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet akoma temë e hapur.

Ky informacion ceket në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi progresin e Malit të Zi, i cili është një konfirmim tjetër se çështja e kufirit me Kroacinë në Prevllakë nuk është e vetmja që mbetet e hapur dhe që Podgorica zyrtare duhet të zgjidhë, shkruan gazeta Dan.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të mira me disa përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Demarkacioni në det midis dy vendeve mbetet i hapur. Takimi i parë i Komisionit Ndër shtetëror të Menaxhimit të Ujit u mbajt në shtator 2019,” thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit Evropian .

Dokumentet e BE-së lidhur me kushtet për vendet nga Ballkani Perëndimor për t’u bashkuar bllokut, përmbajnë gjithashtu deklarata që të gjithë kandidatët duhet të zgjidhin çështje të hapura, veçanërisht mosmarrëveshjet kufitare, përpara se të anëtarësohen me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz