BallinaLajmeKtheu veturën në zebra në Prishtinë, mërgimtarin e denoncojnë tek Policia zvicerane

Ktheu veturën në zebra në Prishtinë, mërgimtarin e denoncojnë tek Policia zvicerane

Të ngjajshme

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Një kosovar e ka denoncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë.

Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare.

“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

Ndryshe, kosovari kishte publikuar në Twitter, foton ku shihet mërgimtari duke e kthyer veturën në vendkalimin për këmbësorë dhe e kishte etiketuar llogarinë e Policisë së Cyryhut në këtë rrjet social.

“Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz