BallinaLajmeKryeministri i Hungarisë ia kthen BE-së për LGBT-në: Kot e keni, s’keni...

Kryeministri i Hungarisë ia kthen BE-së për LGBT-në: Kot e keni, s’keni hiç punë këtu

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të enjten se të kota do të jenë përpjekjet e BE-së për ta detyruar Hungarinë që ta braktisë ligjin e ri, i cili e promovon homoseksualitetin në shkolla, duke shtuar se qeveria e tij nuk do të lejojë aktivistë të LGBT-së në shkolla.

Shefi i qeverisë hungareze i bëri këto komente pikërisht në ditën kur hyn në fuqi ligji i ri, i kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian. Sipas këtij ligji, në shkolla ndalohet përdorimi i materialeve që cilësohen si promovim i homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë.

“Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dëshirojnë që ne t’i lejojmë aktivistët dhe organizatat e LGBT-së në çerdhe e në shkolla. Hungaria nuk e dëshiron këtë. Këtu, burokratët e Brukselit nuk kanë fare punë. Pavarësisht se çka bëjnë ata, ne nuk do t’i lejojmë aktivistët e LGBTS-së në mesin e fëmijëve tanë”, tha Orban.

Ligjin e ri rreth ndalimit të materialeve shkollore me përmbajtje rreth komunitetit LGBT e ka përkrahur në kuvend edhe partia opozitare hungareze, Jobbik, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi Hungarinë të mërkurën se ky shtet duhet ta shfuqizojë ligjin e ri ose do të përballet me forcën e plotë të ligjit të BE-së, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz