back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDeputetët ftesë komuniteteve: Vaksinohuni kundër COVID-19, “çipat” janë thashetheme

Deputetët ftesë komuniteteve: Vaksinohuni kundër COVID-19, “çipat” janë thashetheme

Të ngjajshme

AAK hap fushatën më 13 shtator në Prishtinë, me sloganin “Dritë për komunat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë...

Mjekët në Zvicër në grevë urie për Gazën

Mjekët zviceranë filluan një protestë urie jashtë parlamentit të...

KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se në një...

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Vaksina anti-Covid 19 ka, por jo edhe interesim.

Numri i ashkalinjve të vaksinuar në krejt Kosovën nuk e kalon 200-shin.

Kështu po thonë nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, bazuar në të dhënat që ata kanë nga terreni.

Shkak i këtij mosinteresimi të tyre për imunizim po dalin të jenë teoritë konspirative.

“Ka pas hezitime, në bazë të rrethanave nga njerëzit e thashethemeve të ndryshme, duke thënë se këto vaksina mund të dëmtojnë shëndetin e tyre, ka pasë thashetheme që kanë çipa, normalisht që njerëzit kanë hezituar dhe janë frikësuar”, deklaroi Qazim Rrahmani nga PAI për “Front Online”.

E njëjta frikë e arsye mbizotëron edhe te egjiptianët.

Andaj deputeti nga radhët e këtij komuniteti, Fridon Lala, apelon tek ta që t`i lanë anash thashethemet e të marrin vaksinën anti-COVID-19.

Vetë thotë se ka marrë dozën e parë dhe se është në pritje edhe të asaj të dytës.

“Ne ju bëjmë thirrje që vaksinimi është tejet më rëndësi. Ju mbron juve individualisht. Është përgjegjësi e jona të mbrojmë të tjerët. Mbrojmë jetën tonë dhe jetën e atyre përreth neve nga pandemia COVID-19”, u shpreh deputeti Shala për “Front Online”.

Të njëjtën thirrje anëtarëve të komunitetit të tij po ua bën edhe deputeti rom, Erxhan Galushi, hezitimi tek të cilët është po ashtu i madh shkaku i thashethemeve rreth vaksinave.

“Një numër i vogël është vaksinuar sipas informacioneve joformale. Prandaj apelova te shtohet interesimi në mesin e komuniteteve për t`u vaksinuar sa më shumë”, tregoi deputeti Galushi për “Front Online”.

Që kjo të ndodh Ministria e Shëndetësisë në koordinim edhe me komunitetet do të angazhojnë ekipe mobile për vetëdijesim dhe vaksinim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz