BallinaLajmeAndin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit për Personat e Zhdukur

Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit për Personat e Zhdukur

Të ngjajshme

Deputeti shqiptar në Uashington: KFOR kyç për stabilitetin përballë provokimeve serbe

Deputeti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e Komitetit...

Merz përballet me provën e dytë të zgjedhjeve shtetërore të dielën

Konservatorët e kancelarit gjerman Friedrich Merz përballen me provën...

Shuhet ikona e këngës ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’, pejanja Xhejlane Gutiqi

Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz