back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmePrishtinë: 49 vjeçari goditet nga rryma, KEDS thotë se gërmimet i bëri...

Prishtinë: 49 vjeçari goditet nga rryma, KEDS thotë se gërmimet i bëri pa leje

Të ngjajshme

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller,...

GOL: Spanja U21 në epërsi kundër Kosovës U21

Spanja U21 ka kaluar në epërsi kundër Kosovës U21. Pas...

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Një 49 vjeçar është goditur nga rryma.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

E lidhur me rastin ka reaguar edhe KEDS, ku thotë se personi në fjalë i ka zbuluar kabllot e tensionit të mesëm duke gërmuar pa lejen paraprake të tyre.

Në reagim thuhet se këto raste janë të rrezikshme dhe dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

“Sot ka ndodhur një rast i paorecedan në lagjen Ulpiana të Proshtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshem kishte filluar germimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike”.

“Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja. Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike”.

“Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla. Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz