BallinaBotëGruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit, disa ditë pas martesës

Gruaja i dhuron veshkën ish-bashkëshortes së burrit, disa ditë pas martesës

Të ngjajshme

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Çfarë lojtari Alvarez, gati sa nuk shënoi eurogol

Skuadra e Atletico Madridit ishte afër të shënonte golin...

Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në...

Kjo nuk është një histori dashurie, por është historia e dy grave që tani janë të lidhura së bashku për jetën.

Një grua nga Florida, SHBA, i ka dhuruar një veshkë ish-gruas së burrit të saj, disa ditë pas martesës, dhe tani dy gratë e quajnë njëra-tjetrën “motra nga veshka”.

Debby Neal-Strickland e Jim Merthe ishin martuar më 22 nëntor 2020, 10 vjet pas takimit të tyre të parë. Dy ditë pas ceremonisë, gruaja i dha njërën veshkë ish-gruas së Jim, Mylaen Merthe, e cila po luftonte një sëmundje të rëndë.

“Ajo është një person që kishte nevojë për një veshkë, dhe unë e zotëroja një të tillë. Isha mjaftueshëm e shëndetshme për t’ia dhënë”, thotë 56-vjeçarja Debby, në programin Good Morning America. “Ajo është gjithashtu nëna e fëmijëve të burrit tim dhe së shpejti presin dy nipat e parë.

56-vjeçari Jim e 59-vjeçarja Mylaen, ishin divorcuar një dekadë më parë, por ata ruajtën marrëdhëniet e mira dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Mylaen luftonte me një sëmundje të veshkave prej 30 vjetësh dhe ishte në prag të dializës, kur funksionimi i veshkave të saj kishte rënë në vetëm 8 përqind.

Debby, e cila kishte pasur gjithmonë miqësi me ish-gruan e Jim, i ofroi Mylaen njërën veshkë kur mësoi se ajo e vëllait, nuk i përshtatej.

Mylaen shton se nuk kishte pasur shumë shpresa për ta ndihmuar, por çuditërisht testet erdhën me përgjigje pozitive.

“Doktorët thanë se nuk mund ta besonin sesa shumë përshtateshin organet, dukej sikur ishte dicka e dërguar nga Zoti, dhe unë besova se ky ishte fati im”, shton Debby.

Dhurimi i nje organi kishte qenë gjithmonë i rëndësishëm për Debby, e cila kishte humbur vëllanë nga sëmundja e fibrozës cistike 26 vjet më parë. I vëllai kishte pasur nevojë për një transplant mushkërie, por organi i motrës nuk ishte përshtatur.

Ndërsa Mylaen gjashtë muaj pas transplantit thotë se ndjehet si “një njeri tërësisht i ri” dhe ia atribuon Debbyt shpëtimin e jetës së saj.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëhem gjyshe për të rritur nipërit. Tani kam dy të tillë dhe mund të jem me to falë kësaj gruaje”, thotë gruaja e lumtur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz