BallinaLajmeKëta janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

Këta janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiqit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serbë Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Veljko Odaloviqi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Kurse Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Në katër propozimet që kryeministri Kurti ia ka bërë Vuçiqit në tavolinë në pikën katër shefi i qeverisë kosovare ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviq dhe Angjelkoviq të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e okupuar.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz