BallinaLajmeMPJ tregon se pse nuk i janë dërguar pakot me gjëra esenciale...

MPJ tregon se pse nuk i janë dërguar pakot me gjëra esenciale Jakup Krasniqit në Hagë

Të ngjajshme

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka thënë se arsyeja përse nuk janë dërguar pakot me gjëra ecenciale për Jakup Krasniqin në Hagë është sepse ka skaduar kontrata me operatorin ekonomik.

Nga zyra për media e Ministrisë kanë bërë të ditur që janë duke punuar për të gjetur zgjidhje.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën. MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e MPJ për Kallxo.com.

Sot vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, që nuk ka lejuar të dërgohen pakot në Hagë për “inate personale”.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kemi dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos të dërgohen përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet t’i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz