BallinaLajmeDymbëdhjetë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, detaje nga Policia

Dymbëdhjetë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, detaje nga Policia

Të ngjajshme

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në afërsi të Komoranit.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se ende nuk dihet saktë për numrin e personave të lënduar.

Sipas Policisë bëhet fjalë për tri aksidente të ndara ku janë të përfshira gjithsej dymbëdhjetë vetura.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka thënë Krasniqi./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz