BallinaLajmePolicia konfirmon vdekjen e diplomatit malazez në Kosovë

Policia konfirmon vdekjen e diplomatit malazez në Kosovë

Të ngjajshme

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Mrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Më në fund kemi lajme të mira dhe pamje...

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur i vdekur diplomati malazez afër Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për GazetaBlic se vdekja e shtetasit malazez është konfirmuar nga ekipi i mjekëve në QKUK.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo për GazetaBlic.

Ahmeti ka bërë të ditur se policia dhe prokuroria po punon për ndriçimin e këtij rasti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz