back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAkuzohen për falsifikim parash, arrestohen dy burra dhe një grua nga Drenasi

Akuzohen për falsifikim parash, arrestohen dy burra dhe një grua nga Drenasi

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në Drenas.

Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet se personat e dyshuar A.N. mashkull (1992) dhe E.N. femër, (1999) në bashkëveprim gjatë periudhës 27.02.2021-11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë të përgjithshme 5900 euro.

Dy të dyshuarit paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatet e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari B.N., mashkull (1971), i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit ka shqiptuar masën e ndalimit 48 orë, ndërsa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz