back to top
BallinaLajme"Një hektarë tokë nga AKP është shitur për 11 euro, pastaj e...

“Një hektarë tokë nga AKP është shitur për 11 euro, pastaj e njëjta tokë është shitur për 1,000 euro”

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se një ari tokë në Mirushë të Malishevës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është shitur për 11 euro, e ku pastaj e njëjta tokë është shitur për 1,000 euro.

Këto komente Mujaj i ka bërë gjatë diskutimit që po bëhet lidhur me raportin vjetor të AKP-së, përcjell Telegrafi.

“Në kuadër të raportit kemi gjetur disa fakte të tmerrshme që kërkojnë reagim emergjent. Prej 500 ndërmarrjeve që janë shitur janë grumbulluar 600 milionë euro, kurse në vendet e rajonit për një ndërmarrje të vetme janë gjeneruar 600 milionë euro. Janë humbur 40 mijë vende të punës. Në kuadër të këtij privatizimi janë likuiduar 111 ndërmarrje bujqësore, 25 mijë hektarë tokë janë shitur me çmim mesatar prej 20 euro për hektarë. Është shitur toka në Mirushë për 11 euro ari, e njëjta tokë pastaj është shitur 1,000 euro ari”, tha Muja.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët kanë votuar për shkarkimin e Bordit të AKP-së. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz