back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeJavën tjetër vjen kontingjenti tjetër i vaksinave antiCOVID në Kosovë

Javën tjetër vjen kontingjenti tjetër i vaksinave antiCOVID në Kosovë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Edhe një kontingjent tjetër prej 3,510 vaksinash anti-COVID pritet të vijnë javën tjetër në Kosovë.

Burime të Telegrafi nga Qeveria bëjnë të ditur se edhe 3, 510 doza të vaksinave do të arrijnë në fillim të javës së ardhshme.

Ndryshe, dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kontingjentin tjetër të vaksinave kundër COVID-19.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz