back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeMoti në Kosovë – parashikimi për pesë ditë

Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditë

Të ngjajshme

S’kanë si ikin kësaj radhe, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në një jaht

Para disa javësh, këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez,...

Sa kandidatë garojnë sot?

Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206...

Hapen qendrat e votimeve

Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur zyrtarisht, me...

Në Mitrovicë të Veriut hapen vendvotimet

Vendvotimet në Shkollën Teknike në Mitrovicën e Veriut u...

KQZ-ja – votuesve: Ruajeni integritetin e votës, raportojeni çdo parregullsi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për...

Mot i ndryshueshëm në fundjavë dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Të hënën më ngrohtë dhe më shumë intervale me diell.

Në ditët e fundjavës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e shtunë priten edhe të reshura shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullima. E ditën e diel megjithëse do të ketë edhe vranësira, gjasat janë më të ulëta për të reshura.

Sipas Prishtina Weather e hëna fillon me mot më të qëndrueshëm dhe me intervale më të gjata me diell. Nga e marta sërish mot i ndryshueshëm e me erë, ku priten edhe mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare, por në kushte të motit më të kthjellët dhe me diell, ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

15.05 – Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vranësira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

16.05 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

17.05 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Herë-herë me vranësira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

18.05 – Vranësira dhe intervale me diell. Ditën me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

19.05 – Më freskët, pjesërisht vranët e me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rritjes ditën e diel e të hënë, nga e mërkura në rënie. Minimalet luhaten nga 7C deri 10C, e të mërkurën mund të zbresin në 5C. Maksimalet deri të hënën rriten prej 18C, të shtunën, në 24C, mirëpo të mërkurën zbresin sërish në 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s, e nga dita e hënë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike mbetet paksa e ulët nën vlera normale, me tendencë të rritjes nga mesi i javës së ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz