back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSuperlajm: Sot vetëm 47 raste të reja me Coronavirus

Superlajm: Sot vetëm 47 raste të reja me Coronavirus

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19 dy persona si dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 47 të tjerë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

202 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Të Fundit

Sport

ShowBiz