back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVdesin dy tetë vjeçarë nga Shtimja, u goditën nga vetura që ishte...

Vdesin dy tetë vjeçarë nga Shtimja, u goditën nga vetura që ishte në shpejtësi të madhe

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Dy fëmijë të moshës 8 vjeçare kanë vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra, pasi u goditën nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, derisa të ndjerët kanë ndërruar jetë në QKUK, pasi u dërguan atje për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate të publikuar në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Express.

“Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët,  të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor,  e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën  Shtime –Prizren dhe me të arritur  në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët,  të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit ,  V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë .

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz