back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajme“Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën”, fjalët rrënqethëse të vajzës për...

“Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën”, fjalët rrënqethëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen që vdiqën pas helmimit në Shqipëri

Të ngjajshme

Nëse jep dorëheqje Dimal Basha, a mund ta zëvendësojë Albulena Haxhiu si ushtruese detyre?

Pas muajsh bllokadë institucionale, Dimal Basha u zgjodh dje...

Çitaku: Të dielën ju kemi thënë VV-së se ne e kemi seriozisht dhe nuk tallemi me institucionin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të...

Me këtë gabim amatoresk, Onana e vulos largimin nga Manchesteri, Grimsby dyfishon rezultatin (VIDEO)

Andre Onana ka bërë një tjetër gabim amatoresk. Portieri kameruna...

Deputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je një rrezik – Të jesh afër Albin Kurtit si afër Enver Hoxhës

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti,...

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur, kjo pasi ata dyshohet se janë helmuar pas ushqimit që kanë ngrënë në një zonë të Durrësit, në Shqipëri.

Mësohet se se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

Është vajza e Afrimit, ajo e cila ka shkruar disa fjalë prekëse në rrjetin social Facebook.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar ajo.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz