BallinaLajmeTre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin...

Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalezit

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Familja prej tre anëtarëve, nëna, djali dhe bashkëshortja nga familja Haliti, kanë vdekur në Shqipëri.

Sipas burimeve të Syri Kosova, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit gjatë kohës sa po qëndronin në Shqipëri.

Burimet e Syri Kosova po ashtu bëjnë të ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave.

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka kërkuar nga autoritetet në Shqipëri zbardhjen sa më të shpejt të këtij rasti.

“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz