back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHaga e konfirmon qëndrimin në Kosovë të Veselit, tregojnë nëse do të...

Haga e konfirmon qëndrimin në Kosovë të Veselit, tregojnë nëse do të kthehet në paraburgim

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep për Reporteri.net.

Veseli sipas mediave lokale në Mitrovicë e ka babanë e tij në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet i shtrirë në spital.

Veseli po ruhet nga forcat e shumta policore vendore dhe ato të EULEX-it.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar ta marrë një përgjigje nga deputeti i PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz