back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMbi 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri për vikend

Mbi 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri për vikend

Të ngjajshme

I lë milionat në Arabi, Laporte zyrtarisht rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është rikthyer në shtëpinë e...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të qytetarëve kosovarë që vendosin ta kalojnë vikendin në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi për lajmi.net.

Kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve kishin vendosur ta kalonin vikendin në Shqipëri edhe kur Qeveria e Kosovës vendosi masat anti-COVID për 12 ditë, veprim ky që nuk ishte pritur mirë nga qytetarët.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e disa prej tyre edhe drejt Malit të Zi.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova, por edhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19.

Të dyja vendet janë duke u munduar që të rikthejnë turizmin në nivelin e dikurshëm, anipse një gjë e tillë është mjaftë e vështirë.

Për dallim nga Kosova, këto dy shtete kanë vaksinuar numër më të madh të qytetarëve, me vaksinën antiCOVID.

Tani për tani në Kosovë janë 8.307 raste aktive, ndërsa shumë prej tyre tashmë të hospitalizuar anembanë vendit.

Rreziku që mund të kanoset nga lëvizja prej një vendi në vendin tjetër nuk i ndaloi qytetarët që të udhëtonin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz