back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedRama refuzon ta komentojë urimin e Kurtit për zgjedhjet në Shqipëri

Rama refuzon ta komentojë urimin e Kurtit për zgjedhjet në Shqipëri

Të ngjajshme

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Numërimi mbrapsht ka nisur, Gjesti zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama, së bashku me Partinë Socialiste kanë arritur që të marrin 74 mandate apo 74% dhe në këtë mënyrë Rama mund ta formoj i vetëm qeverinë e re në Shqipëri.

Pak ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij shqiptar duke thënë se” Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”.

Por, këtë urim të Kurtit, Rama ka refuzuar ta komentojë. Ndërsa për marrëdhëniet mes tyre Rama nuk ka pranuar që të flas as gjatë fushatës dhe se deri me datë 26 prill do të pushoj rreth deklarimeve, por, as pas zgjedhjeve nuk ka pranuar.

“Nuk kam thënë që do flas me datë 26, kam thënë që nuk flas deri me datë 26, thjeshtë shty kohën e mos foljes, kaq”, ka deklaruar Rama në “Opinion” të TVKlan, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet në Shqipëri si dhe ka mbështetur tre kandidatët që garuan si të pavarur në këto zgjedhje, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz