back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“E lus Allahun”, kështu i përgjigjet deputeti i LVV-së profesorit Milazim Krasniqi

“E lus Allahun”, kështu i përgjigjet deputeti i LVV-së profesorit Milazim Krasniqi

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Para disa ditësh profesori universitar , Milazim Krasniqi i ka kritikuar dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica për qëndrimet e tyre kundrejt kryetarit të Bordit të RTK-së, Sali Bashota.

Krasniqi të dy i quajti amaterë dhe aventurierë politik, teksa shtoi se deklaratat e tyre kundrejt profesorit Bashota, nuk mund të kenë kurrfarë lidhjeje me moral islam, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:
18-vjeçarja përdhunohet në grup, babai i saj mbron dhunuesit në Polici
“Të tentosh që një intelektuali të tillë t’ia ndalosh të tregojë formatin e vet intelektual në atë komision, siç tentoi ai farë Emani, kjo është kulmi i pafytyrësisë, kulmi i mjerimit moral. Si mund t’ia ndalosh njeriut të tregojë vlerat e veta, kur i atakohen. Kjo ka ndodhë vetëm në gjyqet staliniste, bre! Në fakt, të tentosh ta njollosësh Prof. Dr. Sali Bashotën, këtë intelektual e njeri të ndershëm, në çdo variant është ndyrësi. Prandaj lutem që ata që tentojnë të poshtërojnë njerëzit e ndershëm, duke keqpërdorë pushtetin, Zoti i poshtëroftë në të dyja botët!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

E ndaj kësaj deklarate të Krasniqit ka reaguar deputeti i LVV-së, Eman Rrahmaani.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ka dëgjuar që profesori Milazim Krasniqi e ka fyer dhe mallkuar atë dhe Visar Korenicën.

Më tutje deputeti i VV-së, në kundërpërgjigje ndaj Krasniqit e luti Allahun për shërimin e profesorit nga virusi Covid-19.

“Në një postim Profesori Milazim Krasniqi më paska fyer e mallkuar mua dhe Visari Korenicen, perse kemi kërkuar llogaridhënie nga bordi I RTK-së. Kam degjuar se profa eshte i sëmurë me Covid, sinqerisht e lus Allahun për shërim të shpejtë e të plote te Profes”, ka shkruar Rrahmani në një postim në “Facebook”. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz