BallinaLajmeZbulohen shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha

Zbulohen shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Babai Halidi e gjeti të birin e tij të vdekur në gjumë

Mjekësia Ligjore konstaton se 13-vjeçari, Elmedin Puçolli, ka vdekur si shkak i pa mjaftueshmërisë së oksigjenit në mushkëri.

E pamja në familjen Puçolli në Fushë Kosovë ende nuk ka përfunduar.

Kjo familje humbi djalin e tyre 13 vjeçar Elmedin Puçollin disa ditë më parë.

Babai Halidi e gjeti të birin e tij të vdekur në gjumë, mirëpo nuk ishte konfirmuar shkaku i vdekjes së të birit.

Por, gjithë kjo u kuptua pas përfundimit të raportit të Autopsisë të cilin e ka bërë Instituti i Mjekësisë Ligjore me kërkesë të prokurorisë.

Në certifikatën e vdekjes e cila tashmë i është dorëzuar familjes, është konstatuar se 13 vjeçari vdiq si pasojë e mungesës së ngopjes me oksigjen, e cila çoi deri te bllokimi i zemrës së tij.

Mirëpo vdekja e papritur e Elmedinit ngjalli dyshime tek të gjithë.

Madje pati akuza që vetë familjarët të kenë gisht në vdekjen e tij e që ndaj 13 vjeçarit u ushtrua dhunë.

Këto pretendime i kanë dëgjuar edhe familjarët, por që I mohojnë ato.

Të njëjtën gjë e thotë edhe babai i të miturit i cili disa ditë pas humbjes së djalit, është në gjendje jo të mirë emocionale.

E nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë për T7 se rasti është nën hetime.

Ndërkohë vdekja e Elmedinit i ka tronditur që të gjithë që e njihnin atë, pasi që kishte qenë një person i dashur për të gjithë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz