back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeJa cila pronë u dha kundërligjshëm sipas Ministrisë së Drejtësisë

Ja cila pronë u dha kundërligjshëm sipas Ministrisë së Drejtësisë

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Dhënia e një kontrate për qiradhënie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës po flitet të jetë mollë sherri që do të ketë si pasojë edhe shkarkime brenda këtij shërbimi nga ana e Ministres, Albulena Haxhiu.

Për këtë pronë sot është deklaruar edhe Kryetari i Qendrës së VV-së në Vushtrri, Besim Muzaqi, i cili ka shkruar se kjo pronë është dhënë kundërligjshëm dhe se ajo do t’i kthehet qytetarit.

“S’ka si të jetë ndryshe me një Ministre të Drejtësisë si Albulena Haxhiu dhe zëvendës Ministër Blerim Sallahu, binom ky i mrekullueshëm që ua shpërfaqën veprimet kriminale me të cilat eksponent vendimmarrës të instaluar nga ish pushtetet e stërvjetruara ndërmorën për qëllime mbushje të xhepave të tyre të thellë e në dëm të pronave publike.” ka shkruar Muzaqi.

“Dhënia në shfrytëzim e pronës publike të ‘Motel Vicianum’ kundërligjshëm, tinëz e me çmim banalisht të ulët dëmtonte interesin e qytetarëve të Vushtrrisë e Republikës në përgjithësi. ” ka shkruar Muzaqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz