back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKëta do të jenë personat e parë që do të vaksinohen me...

Këta do të jenë personat e parë që do të vaksinohen me vaksinat që do të vinë në Kosovë në maj dhe qershor

Të ngjajshme

Kate Middleton surprizon sërish me ngjyrën e flokëve, pas eksperimentit si bionde

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka bërë një kthesë...

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e...

REL: Rruga e paqartë e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar

Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në...

Pas furnizimit me vaksinat shtesë që pritet të vinë në muajt e ardhshëm në Kosovë, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë personat e moshës 65-69 vjeçare, personat me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ballkani.Info.

Sipas një raporti të Demokracisë Plus me titull “Administrimi i vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë“, në fazën e dytë është paraparë vaksinimi i 126,681 personave të moshës 65-69 vjeçare, 128,667 persona me sëmundje kronike, 31,645 mësimdhënës dhe 3,708 pjesëtarë forcës së sigurisë.

Varësisht nga numri i dozave të vaksinave me të cilat do të furnizohet Kosovë, do të bëhet vaksinimi i kësaj kategoria.

Ndërsa, vaksinimi i këtyre personave do të bëhet sipas vullnetit të tyre.

Me vaksinat që do të vinë në muajt e ardhshëm, do të mund të vaksinohen edhe pjesa e mbetur e personave të moshuar, të cilët nuk do të arrijnë të vaksinohen në këtë fazë të parë, për shkak të numrit të limituar të vaksinave.

Ndërsa, në fazën e tretë është paraparë vaksinimi i 316,279 personave të moshës 40-64 vjeçare, 91,209 persona me sëmundje të tjera, 14,110 i punëtorëve të sektorit publik dhe 433,402 persona tjerë.31 Vlen të ceket se edhe në këtë rast, madhësia e grupit (kategorisë) dhe caku i mbulimit me vaksinim dallon për 5%.

Kujtojmë që vendi pritet të furnizohet në qershor edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX, ndërsa kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje ka bërë të ditur se nga këto vaksina Kosova do t’i përfitojë 95 mijë doza, të cilat pritet të vijnë në Kosovë nga muaji maj.

Kosova është një ndër vendet e fundit në botë që është furnizuar me vaksinat Anti-COVID.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz