back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeArben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj...

Arben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj Prokurorinë të hetojë rastin

Të ngjajshme

KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se...

Arrestohet një tifoz spanjoll për shkak të fyerjeve raciste ndaj Mbappes

Një tifozë spanjoll është arrestuar pas fyrejeve raciste ndaj...

SHBA-ja sanksionon ish-zyrtarë të Malit të Zi

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në...

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin e publikuar sot në media në lidhje me mosnënshkrimin e kontratës me Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave.

Vitia ka thënë se edhe ato gjysëm informacione që kanë dalë janë konfidenciale dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Tutje ai ka ftuar Prokurorinë të hetojë në lidhje me këtë rast.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Eshtë i pavërtetë sepse ata kinse janë siguruar me informacione zyrtare janë të pavërteta. Edhe ato gjysëm materiale që kanë rrjedhur janë konfidenciale dhe kjo mund të rrezikojë edhe shëndetin e qytetarëve. Ne ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë ndaj kujdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Si Ministër i juaj i Shëndetësisë jam i kënaqur me punën e bërë nga Komiisoni për sigurimin e vaksianve” tha Vitia para mediave raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz