BallinaLajmePas Danimarkës, një tjetër shtet kërkon që të ndalohet përfundimisht përdorimi i...

Pas Danimarkës, një tjetër shtet kërkon që të ndalohet përfundimisht përdorimi i vaksinës “AstraZeneca”

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Norvegjia duhet të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, rekomandoi të enjten Instituti i Shëndetit Publik atje.

Sugjerimi vjen vetëm një ditë pasi Danimarka u bë vendi i parë në Europë që ndaloi përdorimin e kësaj vaksine, të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

“Krahasuar me marsin kur vendosëm pezullimin e përkohshëm, sot dimë shumë më tepër për lidhjet mes vaksinës AstraZeneca dhe incidentet e rralla, por të rënda të trombozës, mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë”, tha Geir Bukholm, drejtori i kontrollit të infeksioneve të Instutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë.

“Bazuar në këto njohuri, rekomandojmë që vaksina AstraZeneca të largohet nga programi i vaksinimit në Norvegji”.

Pas vendimit të Danimarkës të mërkurën, një zëdhënës i AstraZeneca tha për “Bloomberg”: “E pranojmë dhe e respektojmë këtë vendim”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europiane e Barnave kanë thënë se përfitimet nga kjo vaksinë tejkalojnë rreziqet. Por jo të gjithë e mendojnë kështu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz