BallinaLajmeGlauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

Glauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin S​llovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më15 prill të vitit 1999.

Kryekuvendari Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha z.Konjufca.

Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

Prandaj, kryekuvendari Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz