BallinaLajmePamje: Lojtarët e ndërpresin ndeshjen dhe hanë iftar në fushë

Pamje: Lojtarët e ndërpresin ndeshjen dhe hanë iftar në fushë

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Futbollistët e ndërprenë lojë për ta prishur agjërimin kur u këndua ezani i kohës së iftarit gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë të futbollit turk të martën.

Ndeshja mes Giresunspor dhe Keciorengucu në 1. Lig në Turqi u ndërpre përkohësisht në minutën e 10-të, në mënyrë që futbollistët të mundë të bënin iftar kur u dëgjua ezani i kohës së iftarit të martën, raporton Gazeta Express.

Ramazani, muaji i nëntë në kalendarin islamik, shënohet nga myslimanët në gjithë botën si muaji i agjërimit, faljes dhe reflektimit.

Agjërimi nis në agim dhe mbaron në perëndim të diellit për 30 ditë.

Ndeshja mes Giresunspor dhe Keciorengucu sapo kishte filluar kur lojtarët e dëgjuan ezanin për thirrje në iftar dhe namaz dhe vendos ta ndalnin lojën për ta prishur agjërimin.

Atyre iu ofrua ujë, banane e ushqime të tjera nga shtabet teknike të klubeve.

Pasi ndeshja rifilloi, Giresunspori e fitoi atë 2:1 dhe e çoi në pesë pikë epërsinë në krye të tabelës ndaj vendit të dytë, duke ia shtuar vetes gjasat edhe më shumë për t’u promovuar në ligën elitare turke, Superligë.

Keciorengucu, ndërkohë, ngel në pozitën e shtatë me 49 pikë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz