BallinaLajme28-vjeçari nga Kosova plagoset në Gjermani, disa persona qëlluan me armë makinën...

28-vjeçari nga Kosova plagoset në Gjermani, disa persona qëlluan me armë makinën ku gjendej

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Disa persona të maskuar sulmuan një makinë me armë zjarri në Essen të Gjermanisë dhe plagosën rëndë shoferin, një maqedonas verior 43-vjeçar. Pasagjeri i tij 28 vjeçar nga Kosova gjithashtu u plagos lehtë, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Autorët kishin goditur makinën dhe plagosën dy viktimat, të hënën në mbrëmje rreth orës 20:20, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas policisë, vetura që u sulmua pati dëme të mëdha, xhamat e dritares ishin thyer. Autorët e maskuar më pas u larguan me një Porsche Cayenne të zezë drejt pyllit të qytetit.

Lidhur me rastin një 56-vjeçar gjerman u arrestua.

“Personi i arrestuar është ende në paraburgim dhe po merret në pyetje,” tha zëdhënësi i policisë të martën në mëngjes.

Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz