BallinaRegjionaleDrenasMotivi i vrasjes në Gradicë të Drenasit, të dyshuar babë e bir

Motivi i vrasjes në Gradicë të Drenasit, të dyshuar babë e bir

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi, ku i vdekur ka mbetur një 15-vjeçar me inicialet A.M. (emër i njohur për redaksinë) dhe është plagosur rëndë babai i tij Bekim Muja.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se motivi për këtë vrasje është një mosmarrëveshje që viktimat (i vrari dhe i plagosuri rëndë) kanë pasur me dy të dyshuar për një pronë publike.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuar për këtë rast përveç Xh.B, është edhe babai i tij, të cilët ende janë në arrati.

Ndërsa nga policia e kanë konfirmuar për Gazeta Blic rastin, derisa ka dhënë detaje.

“Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje“, ka thënë Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz