back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaJetëNga kërcitja e dhëmbëve tek problemet me tretjen, zbuloni si stresi PO...

Nga kërcitja e dhëmbëve tek problemet me tretjen, zbuloni si stresi PO JU SËMUR nga pak çdo ditë

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Situatat stresuese janë pjesë e ditës së gjithësecilit prej nesh, dhe si i menaxhon një njeri s’i menaxhon një tjetër. Dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe keni vështirësi për të fjetur mirë, por stresi ndikon edhe në shfaqjen e problemeve të tjera, që Dr. Roger Henderson i liston si më poshtë:

Sindroma e zorrës së irrituar

- Advertisement -

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut. 94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

Djersitje e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine. Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Ky dy lloje gjëndrash që sekretojnë djersë. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

Rënie flokësh

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni. Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz