BallinaSportShteti i organizon pritje Majlindës

Shteti i organizon pritje Majlindës

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Qeveria e vendit tonë nuk dëshiron ta përsëris gabimin e dy muajve më parë. Ata duket se janë zgjuar dhe kanë vendosur që t’i bëjnë një pritje kampiones së Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendit

Dy muaj më parë, kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, u injorua shumë keq nga figurat publike të Kosovës si dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Në muajin shkurt, Majlinda edhe pse solli medaljen e artë të ‘Grand Sllem’it’ të Parisit, në aeroportin “Adem Jashari” nuk doli askush ta pres, transmeton Gazeta Express.

Majlinda e irrituar për këtë, kishte thënë se nuk i intereson aspak kjo punë, e cila kishte shtuar se nuk duhet përdorur emri i saj vetëm për lëvdata, kurse trajneri i saj ironizoi me spektrin institucional të sportit.

Tani, duket se të parët e vendit tonë nuk duan të përsërisin gabimin e njëjtë, dhe kanë vendosur që t’i bëjnë pritje madhështore kampiones së Evropës në xhudo.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se të shtunën do t’i organizohet pritje xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express.

Kjo është komunikata e lëshuar për media nga MKRS’ja:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër (e shtunë, 23.04.2016), organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në terminalin VIP, pas kthimit të tyre nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi.

Në pritje të Federatës se Xhudos nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të jenë: Rexhep Hoti – Zëvendësministër, Veton Firzi – Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Sahiti – Këshilltar për sport i Ministrit Shala, drejtuesit e Departamentit të Sportit të MKRS-së.

Me këtë rast, në ora 20:00, do të mbahet një konferencë për media në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz