BallinaLajmeVet-aksident në Mramor të Prishtinës, dy të lënduar

Vet-aksident në Mramor të Prishtinës, dy të lënduar

Të ngjajshme

Laporta thotë se rinovimi i kontratës së Hansi Flickut do të vijë “së shpejti”

Presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, ka premtuar...

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian...

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

Bora Zemani është një nga moderatorja me e pëlqyer...

Heqja e masave të BE-së, Kusari-Lila: Nga tani, të ketë trajtim meritor për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza-Kusari Lila ka...

Një vet-aksident ka ndodhur sot në fshatin Mramor të Prishtinës, përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku në rrethana ende të pasqaruara një veturë është aksidentuar, si pasojë dy persona që gjendeshin në veture janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz