back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeParalajmërohet: Ditëve në vijim mund të ketë arrestime nga Specialja

Paralajmërohet: Ditëve në vijim mund të ketë arrestime nga Specialja

Të ngjajshme

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Maloku: Bllokada politike ka izoluar Kosovën, mbi 1 miliard euro fonde të BE-së në rrezik

Politologu Albinot Maloku ka paralajmëruar se bllokada politike pas...

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

GUXO sot prezanton kandidatët për kryetarë komunash dhe asamble

Partia Guxo sot do të prezantojë kandidatët për kryetarë...

“Mund të ketë arrestime nga Specialja edhe ditëve në vijim”.

Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është arrestuar të martën në Belgjikë në bazë të një fletarrestimi dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, ka thënë se arrestime të tilla mund të priten edhe në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

“Nëse shohim statistikisht numrat e të arrestuarve nuk është befasi që të ndodhë ky arrestim, por që të ketë edhe arrestime të tjera. Bazuar në punën që e ka bërë deri më tani Gjykata Speciale ne ende nuk e dimë se sa persona janë duke u dyshuar dhe sa raste janë në procedurë e sipër për konfirmim të aktakuzës. Për këtë arsye shfaqja e personave të rinj të cilët arrestohen pranë kësaj gjykate mund të ndodhë edhe ditëve në vijim. Nëse i referohemi numrit të të arrestuarve ky është personi i gjashtë që është arrestuar për çështje që lidhen me Gjykatën Speciale, sepse dy të tjerë kanë qenë për vepra penale të administrimit të drejtësisë me punën e Speciales. Edhe në të ardhmen mund të ketë arrestime për vepra penale që janë në kuadër të juridiksionit të kësaj gjykate”.

Shala në Info Magazine ka folur edhe për kohëzgjatjen e gjykimit të këtyre të pandehurve nga Gjykata Speciale.

“E drejta e të pandehurit flet përfundimin e gjykimit brenda një periudhe të arsyeshme. Nuk e përcakton saktë se sa ditë, muaj apo vite. Por bëhet fjalë që secili rast t’i ketë specifikat e veta dhe në bazë të tyre të bëhet procesi”

.Ai po ashtu tha se Gjykata Speciale duhet të mos mbajë qasje armiqësore në mënyrë që të bindë edhe publikun se ajo ka drejtësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz