back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFigura të reja në kryesi dhe prurje, planet e Lumir Abdixhikut për...

Figura të reja në kryesi dhe prurje, planet e Lumir Abdixhikut për LDK-në

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Posa mori fjalën pasi u zgjodh kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku i falenderoi delegatët, shumica e të cilëve votuan që ai ta marrë udhëheqjen e partisë. Pasi mbajti fjalën e parë para delegatëve dhe u urua nga kundërkandidatët, Abdixhiku foli edhe për media, ku tregoi risitë që do ta karakterizojnë LDK-në me të në krye.

Abdixhiku fillimisht theksoi se do të jenë gjithnjë konstruktiv dhe se “vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale”. Kështu tha edhe kur u pyet lidhur me mundësinë që deputetët e LDK-së t’ia mundësojnë Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente.

Ai tha se secili nga kundërkandidatët e tij sot, do të jenë në kryesinë e re të partisë. Ai gjithashtu tha se do ta ndërtojë një ekip me figura të reja brenda partisë, por paralajmëroi edhe prurje të reja.

“Po, secili kundërkandidat [do të jetë në Kryesi] – por jo vetëm – sepse këto janë figura të respektuara të LDK-së”, tha Abdixhiku.

“Do të ndërtoj një ekip të ri me figura të reja brendapartiake, por gjithashtu do të kërkojë edhe hapjen e dyerve për individë që kanë bindje të njëjta ideologjike me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Do të shihni një kryesi të re të LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu tregoi se LDK-ja do të ndryshojë edhe në rrafshe të tjera. Ai tha se do të ketë hapësirë për zëra kritikë brenda, dhe se do të diskutohet e do të dëgjohet edhe aktivisti i LDK-së, por edhe qytetari.

“Do të shihni një organizim të ri politik të LDK-së. Do të shihni një shtrirje territoriale të përgjithshme të lidhjes tonë dhe do të shihni një politikë që është e përgjegjshmë, që dëgjon zërin qytetar dhe që mbi të gjitha e promovon idenë tradicionale të LDK-së që është e mbështetur në shtyllën e respektimit të shtetit të Kosovës, në bashkëpunimin ndërinstitucional, në mbështetjen e të gjitha proceseve integruese ku ka nevojë dhe një LDK që ka zë kritik brenda, ka mendim kritik, ka mendje, ka diskutim dhe ecën përpara duke dëgjuar edhe aktivistin e vet, edhe qytetarin”, tha Abdixhiku.

37-vjeçari është kryetari i katërt i LDK-së. Ai në garë e la pas Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën, që synonin të njëjtën pozitë.

Para se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së t’i niste punimet, Anton Quni u tërhoq nga kandidatura e tij për kryetar të partisë. Pas zgjedhjeve të brendshme, Quni tha se këtë vendim e mori për t’i hapur rrugë frymës së re brenda subjektit politik. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz