back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAlpinistët nga Peja tregojnë pse nuk e vendosën flamurin e Kosovës por...

Alpinistët nga Peja tregojnë pse nuk e vendosën flamurin e Kosovës por atë shqiptar në maje të Serbisë

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Më 7 mars disa të rijnë nga Peja ngjitën majën më të lartë të Serbisë, kështu duke vendosur edhe flamurin shqiptar atje.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, ata rrëfyen udhëtimin e tyre të asaj dite.

Ata u shprehën krenar që patën mundësinë që flamurin shqiptar ta vendosin në majën e malit Midzor, me lartësi prej 2169 metrave.

Flamurin shqiptar e vendosin kudo që shkojnë, kështu që vendosjen e flamurit shqiptar atje nuk e shohin si tendencioze ose provokuese.

Pos tjerash, alpinistët treguan edhe arsyet pse vendosën flamurin shqiptar dhe jo atë të Kosovës.

“Unë ndjej për flamurin shqiptar, unë e ndjej vetën shqiptar dhe identifikohna me të, ndërsa pjesën e flamurit të Kosovës nuk kisha preferu me diskutu”, tha Ariani Mula, njëri nga alpinistët e grupit.

Ndërsa, Eduard Racaj u shpreh se me flamurin shqiptar ndihen krenar dhe me atë përfaqësohen të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Flamurin shqiptar e kena pas ideal dhe frymëzim të shkollimit edhe të periudhës jetësore, çka nëse na krenohemi me flamurin e Kosovës, me çka duhet me u krenu shqiptarët e Luginës së Preshëvës”, shtoi Racaj për #gjesi./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz