back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeA ka marrëveshje të fshehtë për emrin e kryetarit të ri të...

A ka marrëveshje të fshehtë për emrin e kryetarit të ri të LDK-së? Lutfi Haziri befason të gjithë me këtë deklaratë

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka hedhur poshtë supozimet se ka marrëveshje të fshehtë për emrin e kandidatit që do ta pasojë Isa Mustafën në krye të partisë.

Haziri, që paraprakisht thoshte se s’do të kandidonte nëse do të kishte marrëveshje paraprake për zgjedhjen e kryetarit të ri, tash ka thënë se nuk ka më vend për marrëveshje të tillë.

“Nuk ka [marrëveshje], sigurisht që nuk ka. Kam proklamuar për 10 vite një marrëveshje politike të tranzicionit gjeneratash, gjeneratash politike brenda LDK-së”, ka thënë Haziri dje për Kanal10.

“Në këtë rrafsh unë e shoh që nuk ka më vend për asnjë lloj marrëveshje”, ka shtuar ai.

Haziri ka thënë se këtë herë vullneti i delegatëve të LDK-së që do të shprehet në mënyrë të fshehtë, do ta vendos se kush do ta marrë drejtimin e LDK-së për dy vitet e ardhshme.

“Është votimi i fshehtë, kandidaturat dhe vullneti i delegatëve ai i cili e zbardhë emrin e kandidatit i cili merr më së shumti vota. Ai do ta marrë të drejtën me e udhëheqë LDK-në”, ka thënë Haziri.

Më 14 mars, 335 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë, siç parasheh statuti, zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët. Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz