Ana Kauri të dielën në “Përputhen Prime” kërkoi të tërhiqej nga emisioni, pasi nuk e gjente veten të lidhur me asnjërin nga djemtë.
Ana së fundi kishte pasur një takim me Rinianin, me të cilin në fund u nda keq, duke ndarë në një mënyrë rrugët me të.
Por, teksa po largohej nga “Përputhen”, ajo i kishte kërkuar Rinianit të dilte me të, për të vazhduar njohjen jashtë emisionit.
Megjithatë, Riniani nuk pranoi, ngase Ana nuk i jepte siguri për të bërë një veprim të tillë.
Gjatë kohës kur Fatjoni ishte në emision, Ana ishte e afërt me të, ndërsa ai kishte deklaruar se do i pëlqente që ajo të dilte beqare nga emisioni.
E këtë “gëzim” e kishte shprehur edhe duke i komentuar Anës, duke bërë kështu që të shtohen dyshime se mes tyre ka diçka më shumë.
