BallinaLajmeFtuan kosovarët për tu vaksinuar në Serbi, Jevtiq thotë se Vuçiq kujdeset...

Ftuan kosovarët për tu vaksinuar në Serbi, Jevtiq thotë se Vuçiq kujdeset për qytetarët e tyre në Kosovë

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ishte shumë i rëndësishëm.

Në një emision në mediat serbe, ai gjithashtu ka thënë se vaksinimi në Kosovë ishte gjithashtu një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe treguan të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, citohet të ketë thënë Jevtiq.

Ai ka deklaruar se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë, të vaksinohen në Kurshumli dhe kjo sipas tij “është një tregues se sa kujdesen për qytetarët e tyre, shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq”.

Një nga temat në emision kishte qenë edhe rrahja e djalit të politikanit Nenad Rashiq.

Dhe për këtë, Jevtiq ka thënë se një konflikt i tillë ka qenë për vajzat dhe se Nenad Rashiq e përdori atë situatë dhe politizoi gjithçka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz